PoemsBrowse PoemsSlamsFresh DropEchoes
LearnWriting TipsPoetry TermsPoets & ArtistsBooksFor Teachers
ExplorePoetry GenomePoem MapEchoesTake ActionGroups
AboutWrite a PoemDonateSign UpLog In

Apokaliptike


 

Mundimshëm marrë frymë,
ndërsa detin shoh të nxjerr përditë në breg papastërtit.
Fekale, gjymtyrë të përgjakura, dhe të tjera të ndotura
në oazet e qelbura të krimit dhe batakcillëkut.
Nerëz të krrusur, si pemë gjysmë të rrëzuara, me ballin
mbështetur mbi shpatin e malit të grryer prej erozionit.
Zhelanë që humbasin si meteor të këputur, 
rrugëve që mpleksen e ndërthuren me njëra tjetrën.
Mjeranë të pastreh, me sy të verbuar prej shkëlqimit të rrem,
që u ngjasin rrjedhës së lumenjë të zhdukur
pas kanioneve e rrafsheve shkëmbore.
Udhëtarë të lodhur që nxitojnë për të kapur në kohë avionët e linjave ajrore.
Emigrant të tmerruar, varrosur nën ortekët e përtymur të luftrave
që ikin anëve të pashpresa të horizonteve, 
duke pritur zbardhjen e ditës, 
plot ankth e kureshtje pyesin se ku,
dhe sa largë do të mund t’i degëdisin.
Të gjithë, maskat e thata kërkojnë të cjerrin, 
me gërshërë të mprehta.
Orët i kanë këputur të gjitha lidhjet me kohën. 
Hovet e tyre diku kan ndalur.
Rrugëve më rishfaqin gërmadhat e fundit të së djeshmes,
ku dielli lindëte i ftohtë dhe bora binte ngadalshëm.
Trotuarit të zbrazët shkoj mendueshëm,
ku dhe të fundit njerëz, këmbët ndjejnë tu rrokullisen
mbi bubullimat dhe gjëmimet e kohës.
Hëna me krahë të xhveshur, mundohet të pështjell natën e saj 
të mbërthyer prej etheve të vjeshtës.
Ditët e harruara, veten kërkojnë të rimarrin prej ca vezullimeve të befta.
Mundimshëm marrë frymë,
ndërsa detin shoh të nxjerr përditë në breg papastërtit.

©All Rights Reserved

Something wrong with this poem?

Share

Replies are closed for this poem.

skender braka

View all poems →

Your Poem's Voice

See what makes your poem unique — its voice, energy, themes, and the literary traditions it draws from.

Comments (0)

No comments yet. Be the first to share your thoughts.

Log in to leave a comment.